5 ”ilaçet” e gjyshes që janë më efektive se trajtimet mjekësore

Në qoftë se jeni rritur me një gjyshe në shtëpi, atëherë e dini mjaft mirë që ajo ka një ilaç pothuaj për çdo gjë aq sa ndonjëherë duket sikur është në konkurrencë me fjalën e fundit të mjekësisë. Por, ilaçet e gjyshes nuk janë thjesht shpikje të momentit, shumë prej tyre janë vërtetuar shkencërisht që funksionojnë dhe janë më efektive se trajtimet medicinale. Living ju njeh me 5 trajtimet më efektive nga thesari i gjysheve:


1.Hani perime për të patur dhëmbë më të bardhë dhe më të fortë
Nëse dëshironi dhëmbë të bardhë e të fortë nuk keni nevojë të paguani për shërbime të shtrenjta dentare. Nini ndryshimet e para nga regjimi ushqimor. Studimet e ndryshme kanë treguar se konsumi i kastravecit ju ndihmon të keni dhëmbë të bardhë e të shëndetshëm pasi përmban shumë kalium, vitamina A dhe K, si dhe antioksidantë.


2.Trajtoni kallot e këmbëve me hudhër
Kallot janë një problem estetik shumë i bezdisshëm. Nëse jeni lodhur nga prania e tyre provoni trajtimin e mëposhtëm. Merrni 10 thelpinj hudhra dhe ziejini, më pas shtypini me frulator. Kremin e përftuar aplikojeni mbi kallo dhe mbajeni të mbështjellë me çorape për 30 minut. Ky trajtim duhet përdorur derisa të shihni rezultatet e para, që zakonisht shfaqen pas dy javësh.


3.Përdorni mjaltë organik në vend të çajit
Nëse keni probleme me kollitjen ose ndonjë inflamacion sezonal të fytit këshillohet të hani dy lugë mjalti organik çdo mëngjes esëll dhe para gjumit.

4.Trajtoni me uthull molle dhe kripë thembrat e plasaritura
Ecja këmbëzabthur ose përdorimi i shapkave me gisht për një kohë të gjatë ekspozojnë thembrat e këmbëve ndaj pluhurave dhe papastërtive të tjera. Si rrjedhojë ato plasariten, çahen dhe krijojnë plagë të hapura. Trajtojini çdo ditë me kripë dhe uthull molle për rezultate me të shpejta dhe

5.Eleminoni strijat e shtatzënisë me xhel aloe vera, sodë buke dhe vaj bajamesh
Trajtimi i mësipërm është një ndër më efektivët për trajtimin e stirjave të krijuara pas shtatzënisë. Në një enë shtoni dy lugë gjelle xhel Aloe vera, 1 lugë çasji sodë buke dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh. Bashkoni të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë kremoze. Më pas msazhoni lëkurën 2-3 herë në ditë me lëvizje rrethore.
living.al

Temat
Shëndet

Të afërta