2Ton publikon projektin e ri (VIDEO)

Reperi 2Ton sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Faleminderit”.

Këtë projekt 2Ton e solli të shoqëruar edhe me videoklip në të cilin mori disa video nga koncertet e tij dhe bashkoi në një video të vetme, shkruan lajmi.net.

Këngën “Faleminderit”, Arton Avdyli që në publik njihet si 2Ton e solli më ndryshe prej projekteve të tjera muzikore që llogaritë në repertorin e tij, duke e bërë si falënderim për gjithë ata që e sollën këtu ku është tani.

Kujtojmë që jo shumë kohë para këtij projekti ai e publikoi këngën “PAPI”, e cila këngë e publikuar në më pak se një muaj më parë ka marrë mbi 3 milionë klikime.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga 2Ton.

Temat
Showbiz

Të afërta