15 thënie me shumë frymëzim, që cdo grua nuk duhet ti lërë pa lexuar

• “Unë kam arritur në përfundimin që, secila prej nesh ka një thirrje personale që është po aq unike sa edhe gjurmët e gishtave, dhe se mënyra më e mirë për të patur sukses, është të zbuloni atë që doni, dhe pastaj të gjeni një mënyrë për t’ua ofruar të tjerëve në formën e shërbimit, duke punuar shumë, dhe gjithashtu duke lejuar që energjia e universit t’ju udhëheqë” – Oprah Winfrey

• “Duhet të besojmë se ne jemi të talentuara për diçka dhe që kjo gjë, me çdo kusht, duhet të arrihet” – Marie Curie

• “Ju mund të hasni shumë humbje, por nuk duhet të mposhteni. Në fakt, mund të jetë e nevojshme të hasni humbjet, sepse kështu mund të dini se kush jeni, si mund të ringriheni, se si mund të dilni prej tyre” – Maya Angelou

• “Duhet shumë guxim për të qëndruar në këmbë përballë armiqve, por duhet edhe më shumë për t’u ngritur përballë miqve” – J. K. Rowling

• “Kur e gjithë bota është e heshtur, edhe një zë i vetëm bëhet i fuqishëm” – Malala Yousafzai

• “Nëse nuk ju pëlqen rruga ku po ecni, filloni të hapni një shteg tjetër” – Dolly Parton

• “Merrini kritikat seriozisht, por jo personalisht. Nëse ka të vërteta ose merita në kritikë, përpiquni të mësoni prej tyre. Përndryshe, lërini rrokullisen prapa jush” – Hillary Clinton

• “Ju fitoni forcë, guxim dhe besim nga çdo përvojë, në të cilën me të vërtetë ndaleni që të shihni frikën në sy. Duhet të bëni atë që mendoni se nuk mund ta bëni” – Eleanor Roosevelt

• “Gjithmonë kam bërë diçka që nuk isha gati për ta bërë. Unë mendoj se kështu rritemi. Kur vjen ai momenti që mendon, “Jo, këtë s’mund ta bëj”, dhe ju e kapërceni këtë moment, pikërisht këtu ndodh kthesa e madhe” – Marissa Mayer

• “Unë mendoj se njerëzit që janë krijues janë njerëzit më fatlumë në tokë. E di që nuk ka shkurtesa, por duhet ta ruani besimin tek diçka më e madhe se Ju, dhe vazhdoni të bëni atë që doni. Bëni atë që doni dhe do të gjeni mënyrën për ta nxjerrë në botë” – Judy Collins

• “Mos u përpiq të jesh e re. Thjesht hape mendjen. Qëndroni të interesuara në gjërat. Ka kaq shumë gjëra që, unë nuk do të jetoj aq gjatë sa për t’i mësuar, por gjithësesi jam kureshtare për to. Grave që mendojnë: “Ja, mbusha 30 vjeç – oh, çfarë do të bëj tani?”, unë u them: E pra, përdoreni këtë dekadë! Përdorini të gjitha dekadat!” – Betty White

• “Frika mund të jetë një nga emocionet më shkatërruese. Sigurisht, është gjithashtu shumë e rëndësishme, sepse ndonjëherë ju ndalon të bëni gjëra të hidhura. Por kjo gjithashtu mund t’ju ndalojë të bëni gjëra krijuese, ose emocionuese, ose eksperimentuese. Ajo mund të ndryshojë gjykimin tuaj ndaj të tjerëve dhe të shpjerë në të gjitha llojet e të keqes. Kontrolli dhe të kuptuarit e frikës tonë personale, është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të jetës” – Helen Mirren

• “Njerëzit e matur e të kujdesshëm, që gjithmonë vrasin mendjen si të ruajnë reputacionin apo standartet sociale, asnjëherë nuk sjellin reforma” – Susan B. Anthony

• “Njeriu nuk lind, por thjesht bëhet, një grua” – Simone de Beauvoir

• “Për sytë e bukur, shih për të mirën tek të tjerët; për buzët e bukura, fol vetëm fjalë mirësie; për ekuilibër, shko përpara me vetëdijen se nuk je kurrë vetëm” – Audrey Hepburn

Temat
Fun

Të afërta