Studimi: Një përqafim i thjeshtë ndihmon shumë në zbutjen e vetmisë

Një përqafim i thjeshtë edhe nga një i huaj është i mjaftueshëm për të zbutur dhimbjen e vetmisë, ka treguar një studim për herë të parë.

Studiuesit e Universiteti të Londrës paralajmërojnë se përqafimet janë në kërcënim për t’u harruar, meqë njerëzit bëhen të zhytur në telefonat e tyre dhe bashkëveprojnë në mënyrë digjitale, transmeton Indeksonline.

Gjetja ka implikime për trajtim për rritjen e vetmisë në gjithë Britaninë- e cila është përshkruar si një “epidemi e heshtur”.

Ajo ka qenë shqetësuese lidhur me sëmundjen e zemrës, kancerin, obezitetin në vitet e fundit dhe konsiderohet aq e keqe sa pirja e 15 cigareve në ditë.

Autori kryesor Mariana Von Mohr, tha: “Përderisa bota jonë shoqërore po bëhet gjithnjë e më vizuale dhe dixhitale, është e lehtë të harrosh fuqinë e kontaktit në marrëdhëniet njerëzore”.

Temat
Shëndet

Të afërta