Shikimi i kësaj vajze tronditi botën, fotografi i kësaj fotografie fitoi çmimin Pulitzer

Historia e Omayra Sanchez mund të duket e vjetër, sepse daton që 30 vjet më parë, por në të vërtetë, mësimi që përcjell është universal, i përjetshëm: është dëshmia...

Historia e Omayra Sanchez mund të duket e vjetër, sepse daton që 30 vjet më parë, por në të vërtetë, mësimi që përcjell është universal, i përjetshëm: është dëshmia që shumë herë fuqia e dashurisë tejkalon edhe vdekjen

Më 13 nëntor 1985, vullkani “Nevado del Ruiz” në Kolumbi ka një shpërthim të dhunshëm, i konsideruar edhe si një nga më shkatërrimtarët në shekullin e njëzetë për numrin e viktimave (25 000 të vdekur). Ndër fatkeqët që ndodheshin aty ishte Omayra Sanchez: një trembëdhjetë (13) vjeçare e ngujuar nga balta.

Natën e shpërthimit, vajza përpiqet të shpëtojë bashkë me familjen e saj, por ndërsa largohen, gjyshja e Omajës bie në një ujësjellës. Me guxim të madh, Omaya lëshohet në ujësjellësin për të shpëtuar gjyshen. Megjithatë, vajza e vogël nuk mundi ta shpëtojë jetën e gjyshes së saj, sepse balta e ngujon duke e zvarritur për disa metra larg. Omaya gjendet me këmbët e saj të bllokuara mes mbeturinave dhe copave të betonit. Gjendja e saj është dramatike: E ka të gjithë trupin të zhytur dhe vetëm kokën jashtë nga uji.

Kur shpëtimtarët arrijnë te vendi, nuk mund të ndërhyjnë për ta shpëtuar, sepse trupi i saj nuk dilte nga mbeturinat. Zgjidhja e vetme e mundshme për ta shpëtuar është prerja e këmbëve, por kirurgët nuk mund të arrinin në vendin ku ndodhej vajza e vogël dhe në zonë nuk ka mjekë, kështu që është e pamundur të mendosh për një operacion mjekësor. Sidoqoftë, vullnetarët, edhe pse nuk kanë mjete të përshtatshme për nxjerrjen e saj nuk dorëzohen dhe kërkojnë një zgjidhje në çdo mënyrë.

Sipas një gazetare të pranishme, Cristina Echandia, Omaya këndon këngët që i pëlqejnë, lutet dhe flet normalisht për veten, për miqtë, për shkollën dhe për gjyshen. Ajo, gjithashtu, ka fjalë ngushëllimi për ata që janë të shqetësuar për fatin e saj të pashmangshëm, që pothuajse ishte i vendosur. Kalon 3 net në atë gjendje dhe pikërisht natën e tretë, vajza fillon të ketë halucinacione, duke thënë se nuk dëshiron të shkojë vonë në shkollë prandaj duhet ta nxirrnin sa më shpejt. Në një moment, kërkon që ta lënë vetëm, sepse dëshiron të pushojë.

Pikërisht kur kërkon të pushojë, pas plot 60 orësh, zemra e vogëlushes ndal së rrahuri nga hipotermia. E gjithë bota ngelet e shtangur nga guximi dhe dinjiteti i 13-vjeçares me të cilin përballet me vdekjen.

Pak para vdekjes, Frank Fournier fotografon sytë e thellë të kësaj vajze të jashtëzakonshme. Është një nga fotografitë më të kritikuara sepse fotografi u quajt njeri pa zemër edhe pse ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1985. Kjo fotografi dhe përshkrimi është marrë nga “Fotografitë që kanë bërë historinë”. /KultPlus.com

Temat
Art

Të afërta