Nuk përmbahet Tahiri, lot dhe tone të ashpra në emision: Unë po arrestohem Lorenc…

“Mbi të gjitha është përgjegjësia ime mbi familjen, djalin tim…”

Ka qenë ky momenti që ka prekur ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke folur rreth akuzave që rëndojnë mbi të dhe mundësisë që ditën e nesërme t’i hapet rruga prokurorisë së krimeve të renda për të kërkuar arrestimin e tij.

Me lot në sy, Tahiri tha se e vetmja përgjegjësi është familja dhe djali i tij, të cilët sigurisht që janë prekur nga kjo ngjarje. “I kam kërkuar vetë Edi Ramës se nuk dua asnjë lloji imuniteti, mburoje. Unë se jam përmendur nga dy kriminelë, unë po shkoj në burg, ndërsa djali i ish kryeministrit që vrau në Gërdec nuk është thirrur asnjëherë për të dëshmuar. Ai ka folur rreth 30 minuta me pronarin e firmës pasa shpërthimit…”, tha ai.

“Unë mund të arrestohem nesër pse dy kriminilenmë kanë përmendur emrin tim…”, ka qenë momenti që Tahiri ka shperthyer me tone të larta në emision ‘Opinion’ duke sqaruar edhe veprimet qe do te ndermarre pas ketyre akuzave te ngritura. /Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta