Momente paniku: Krokodili reagon me agresivitet ndaj banorëve (Video)

Momente paniku në fshatin indonezian të Kedungviangun, ku një krokodil pesë metra i gjatë ka reaguar në mënyrë mjaft agresive drejt banorëve.

Pas shirave të fortë që kishin përfshirë zonën, lumi doli nga shtrati, duke hyrë në fushat e mëdha me të mbjella të fshatarëve.

Në një prej tyre fshihej grabitqari i shpejtë, përcjell gsh, i cili papritur u përpoq të sulmojë banorët dhe u kthye të fshihej pas disa përpjekjeve të kota për ta kapur.

Autoritetet lokale druajnë se kafsha mund të kthehet sërish, por garantojnë se do ta mbajnë situatën nën kontroll.

Temat
Fun

Të afërta