Lëshon timonin e autobusit dhe ngritët në këmbë për të vallëzuar, të gjithë menduan se po rrezikonte jetën e pasagjerëve – në fakt bëhej fjalë për shaka (Video)

Shoferi i një autobusi të “mbushur me pasagjerë”, është filmuar nga shokët duke vallëzuar derisa ishte pranë timonit dhe po lëvizte me shpejtësi të madhe. Por, sikur kjo të...

Shoferi i një autobusi të “mbushur me pasagjerë”, është filmuar nga shokët duke vallëzuar derisa ishte pranë timonit dhe po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, ai derisa po ia thoshte këngës së këngëtarit të famshëm kolumbian Dario Gomez, në një moment ngritët në këmbë për të vallëzuar duke lënë timonin pa shofer, transmeton Telegrafi.

Në fakt bëhej fjalë për një shaka të cilën e kishte organizuar me miqtë e tij, pasi autobusin të cilin po e ngiste ishte i zbraztë dhe po e tërhiqte një merimangë, pasi kishte pësuar defekt.

Të gjithë ata që nuk e kanë shikuar videon deri në fund e kanë kritikuar veprimin e këtij burri, ndërsa videoja deri më tani është shikuar nga mijëra persona.

Temat
Fun

Të afërta