Labinot Tahiri bën një paralajmërim për të ardhmen e tij

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri nëpërmjet një statusi në Facebook ka shprehur pakënaqësi ndaj disa prej përfaqësuesve të partisë së Behgjet Pacolli. Ai ka bërë të ditur se mund edhe të ketë lëvizje të reja nga ai. “Së shpejti surpriza të reja në të ardhmen time”, ka shkruar Tahiri.

Ky është statusi i plotë i Tahirit në Facebook:

Lexo…!
Kur deri para datës 7-të Shtatorë të këtij viti, Presidenti ynë i partisë së AKR-së, dhuronte intervista për emrin tim, duke treguar besnikërinë time ndaj tij dhe Partisë së AKR-së….!!!
POLITIKA KA NJË EMËR
Emri i saj është: ……………!
Rrallëherë kam dëgjuar se në politikë ka korrektësi….! Po vazhdoj ta mbaj korrektësinë time me partinë dhe obligimet e mia ndaj popullatës.
Do vazhdoj ta sfidoj çdo gjë, me qëllim që mos ta mendojë ndonjëri që emri im është shuar sa i përket kontributit tim për vendin dhe qytetarët e mi?!!!!!

Së shpejti surpriza të reja në tē ardhmen time…!
ZOTI NA NDIHMOFTË
Foto e parë kur unë pata vendosur të jem pjesë e AKR-së dhe shkrimi i Z Behgjet Pacollit nëpër intervista!!!!
Lexojeni mundesisht!

Temat
LajmeVend

Të afërta