Ish-deputeti kosovar ia shfaq dashurinë Lunaçekut

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek, po del të jetë mjaft e dashur për ish deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për të shprehur këtë ‘’dashuri’’, ata nuk po ngurojnë ta shfaqin edhe në rrjetet sociale.

Ish deputeti nga radhët e minoriteteve Kujtim Paçaku, në një fotografi të postuar në faqen zyrtare të Lunaçekut i ka reaguar asaj me simbolin e dashurisë, shkruan Sovrani.Info.

Lunaçek nuk ka arritur të zgjedhet në parlamentin austriak në zgjedhjet që u mbajtën së fundi. Ndërkohë ajo si eurodeputete dhe raportuese për Kosovën ka qenë një përkrahëse e madhe e liberalizimit të vizave dhe proceseve demokratike të Kosovës.

Temat
Përgjithshme

Të afërta