Fshini menjëherë këto gjëra nga Facebook

Facebook është ndoshta rrjeti më i keq social. Deri tani, të gjithë e dinë se ky rrjet social është thjeshtë një platformë e sofistikuar për të shitur gjëra.

Reklamuesit e paguajnë Facebook për të dhënat tuaja, për t’i mësuar preferencat tuaja. Ata mund t’ju shesin më mirë gjëra nëse e dinë se kush jeni.

Madje, askush nuk e ka përdorur atë për t’u lidhur me njerëz që nga viti 2009. Njerëzit thjeshtë rrëshqasin nëpër faqen e të rejave për të parë fotografi të njerëzve, video ose për të pëlqyer thënie, transmeton Gazeta Express.

Facebook është një gropë e pikëllimit në të cilën pothuajse të gjithë jemi, duke gjetur arsyetime pse nuk e kemi braktisur ende atë.

Kështu, më poshtë i keni disa hapa që mund t’i ndërmerrni për të reduktuar mbajtjen e tij tek ju:

1. Fshijeni aplikacionin për celular

Çfarë ju duhet në celular? Seriozisht. Gjithë ato orë të shpenzuara kot duke shikuar foto dhe video. Mendoni se sa libra mund t’i kishit lexuar, njerëzit që do të mund t’i kishit takuar dhe gjërat që do të mund t’i kishe bërë gjatë asaj kohe.

Gjithashtu, Facebook grabitë të dhënat tuaja, aplikacioni thithë baterinë e celularit – thjeshtë vetëm duke qenë në celular.

2. Numrin e telefonit

Së pari, pse po ua tregoni miqve në Facebook numrin? Së dyti, Facebook vetëm dëshiron të jetë faqja e parë në internet, ose i gjithë interneti në vete.

3. Miqtë që nuk janë miqtë tuaj në jetën reale

Hulumtuesit thonë se një njeri mund të mbajë vetëm 150 lidhje stabile. Gjasat janë që nuk flisni më shumë se me pesë njerëz në Facebook. Nëse kur shiheni në rrugë nuk flisni, pse t’i mbani në internet?

4. Fshijeni njohjen e fytyrës

Klikoni në këtë link. Shkoni në “Who sees tag suggestions when photos that look like you are uploaded?” dhe hiqni lejet, transmeton Gazeta Express.

5. Lokacionin në fotot që jeni etiketuar

Nëse e bëni tag lokacionin në shtëpi, njerëzit do ta shohin se ku jeton. Kjo është keq për arsye të qarta.

6. Detajet e kartës së kreditit

Pse duhet t’i jepni ato?

Temat
Teknologji

Të afërta