E zbulon Agim Çeku: Ja kush i fryu listat e veteranëve të UÇK-së

Kryesuesi i Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së Agim Çeku, njëherit zëvendësministër i FSK-së, konsideron se ‘telashet’ e Qeverisë së Kosovës për dhënien e pagave të veteranëve të UÇK-së vijnë si rezultat i numrit të madh të personave që ju ka njohur statusi i veteranit.Duke larguar përgjegjësi nga vetja, për fryerje të listës së veteranëve, Çeku ka ndarë akuza për qeverinë e kaluar, e cila sipas tij kishte vënë kritere të lehta për fitimin e së drejtës së veteranit.

Ai po ashtu ka thënë se ideja fillestare për dhënien e pagës së veteranëve ka qenë vetëm për persona që janë pa të ardhura financiare.“Këto janë procese krejtësisht të ndara, ne kemi vërtetu si komision që dikush është veteran dhe me aq dëshiron puna jonë. Ata është dashur që të aplikojnë dhe t’i përmbushin kriterët që i ka vendosur qeveria në udhëzimin administrativ, aty ne nuk kemi pas çasje dhe as rol. Se a kanë qenë ato kushte shumë të lehta , siç duket po dhe unë mendoj që ideja fillestare ka qenë që një shumë të parave ta marrin vetëm ata që nuk punë, janë në gjendje të vështirë e nuk kanë të hyra të tjera, kështu që tani qeveria i ka parapa disa kushte shumë të lehta që i’a ka mundësu një numri të madh të përsonave të fitojnë të drejtën e veteranit”, ka thënë ai për “Gazeta Blic”

Çeku, si kryesues i Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, thotë se nuk ka pritur një numer aq të madh të personave që do të kërkojnë për t’iu njohur statusi i veteranit. Por këtë dukuri, ai shprehet i bindur se Qeveria “Haradinaj” do të jetë në gjendje që ta tejkalojë.“Nuk është pritur një numer kaq i madh të thëm të drejtën, por besoj që qeveria do të gjejë një zgjidhje që t’i tejkalojë këto probleme”, është shprehur ai.E bërja objekt i hetimit të listës me mbi 46 mijë qytetarë të Kosovës të cilët gëzuan statusin e veteranit, për ish pjesëtarin e UÇK-së, Çekun është një veprim i duhur i prokurorisë. Duke garantuar mbështetje për ta gjatë procesit të hetimit, ai ka thënë se prokuroria duhet ta bëjë punën e vet në atë mënyrë që të largohen nga listat personat jo meritor.“Që nga fillimi në kemi mbështetur Prokurorinë e Shteti.

Ne kemi kërkuar që prokuroria të bëjë punën e vet, që të gjithë ata që janë bërë pjesë e listës së veteranëve pa meritë të largohen dhe se duhet të japin llogari para ligjit, edhe ata që kanë përfituar por edhe ata ua kanë dhënë një status të tillë”, tha Çeku sot për “Gazeta Blic”Dyshimet e përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta, për fryrje të listave me veteranë të UÇK-së kanë qenë pikënisje e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Shtetit në vitin e kaluar.Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar buxhetin e Kosovës edhe gjatë vitit të kaluar, ku kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë.

Të hënën ka realizuar protestë një grup i veteranëve të UÇK-së para objektit të Qeverisë në shenjë pakënaqësie për mungesën e pagave për muajin shtator. Veteranët nuk e kanë marrë të plotë as pagën e muajit gusht, pasi që në buxhetin e shtetit kishin mbetur vetëm 1.7 milionë euro, para këto të cilat ishin të pamjaftueshme për dhënien e plotë të pagave të mbi 40 mijë veteranëve. Në atë botë ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa kishte vendosur që t’i ndajë në mënyrë proporcionale paratë e mbetura për të gjithë veteranët. / Gazeta Blic /

Temat
LajmeVend

Të afërta