Xiaomi planifikon të shesë 90 milionë telefona këtë vit

Xiaomi synon të arrijë një rekord këtë vit – të shesë 90 milionë telefona. Kjo do të tejkalojë për shumë atë që kompania arriti në vitin 2016 (58 milionë) dhe madje edhe vitin e saj më të fortë deri në vitin 2015 (70 milionë).

Për të arritur këto numra mbresëlënës, kompania ka ushqyer tregun me telefona më të lirë sikurse Redmi 5A i ri (i cili fillon të shitet për vetëm $91).

Pajisjet më të avancuara të kompanisë janë shitur mirë, ngase Xiaomi solli 10 milionë telefona vetëm në muajin shtator.

Kjo ka qenë e mjaftueshme për të çuar Xiaomi në vendin e dytë në Kinë – prapa Huaëei, por përpara Oppo dhe Vivo. CEO Lei Jun dëshiron të rimarrë pozitën e krijuesit më të mirë të telefonave të mençur në Kinë në vitin 2020.

Temat
Teknologji

Të afërta