Trump tmerron gruan e ushtarit të vdekur: Ai e dinte se çfarë do ta gjente

Presidenti amerikan, Donald Trump, është raportuar se i ka thënë vejushës së një ushtari të vrarë në Nigeri që “ai e dinte se çfarë ndodh në luftë, por si duket, prapë mërzitesh për të”- ka rrëfyer kongresistja Frederica Wilson.

Trupi i pajetë i rreshterit La David Johnson është kthyer në shtëpi në Miami të martën pasdite, raporton CNN.Presidenti Trump ka telefonuar vejushën e rreshterit Johnson, pak pasi që trupi i pajetë ka arritur në regjionin e Floridës- ka thënë Wilson, demokrate nga Florida.

“Ai thjesht i tha ‘Epo, ai e ka ditur se çfarë ndodh në luftë, por si duket, prapë mërzitesh për të’”- shto Willson duke pohuar se e kishte dëgjuar një pjesë të thirrjes telefonike duke qenë se ndodhej në të njëjtën makinë me familjen e të posavdekurit, transmeton KosovaPress.“Është e vërtetë që ai është shprehur kështu. Fjalë të tilla mund t’i thuash dikujt gjatë një bisede të zakonshme, por jo një gruaje që sapo ia kanë vrarë burrin. Të gjithë e dinë që nëse shkon në luftë, ka mundësi që nuk do të kthehesh i gjallë por nuk duhet rikujtuar një gjë të tillë një vejushe. Shumë e pandjeshme nga ana e tij”- ka shtuar Wilson. Katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në një luftim në Niger të zhvilluar më 4 tetor. Presidenti Trump foli për këto vrasje 12 ditë më vonë, gjatë një konference në Rose Garden.

Temat
BotëLajme

Të afërta