Një qytet i tërë i mbuluar me shkumë! “Ofelia” tmerron britanikët

Stuhia “Ofelia” ka shkaktuar disa fenomene të rralla në Britani, duke përfshirë diellin e kuq dhe qindra zogj që fluturonin rreth e rrotull në qiell pak para goditjes së...

Stuhia “Ofelia” ka shkaktuar disa fenomene të rralla në Britani, duke përfshirë diellin e kuq dhe qindra zogj që fluturonin rreth e rrotull në qiell pak para goditjes së stuhisë.

Por pamjet nga Cleveleys, Lancashire, kanë treguar një tjetër ngjarje të çuditshme – një qytet të tërë i mbuluar me shkumë.

Për shkak të erërave të fuqishme dhe shkumës së detit, rrugët dhe ndërtesat janë mbuluar me shkumë duke vështirësuar edhe shumë kushtet e drejtimit të mjeteve.
Ngjarja e çuditshme u vërtetua kur “Ofelia” goditi Irlandën dhe Britaninë e Madhe me erëra deri në 100 kilometra në orë.

Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një grua në moshën 50-vjeçare dhe një burrë rreth të 30-ve pas stuhisë që goditi Ishujt Britanikë.

Sipas zyrtarëve policorë, gruaja vdiq pasi një pemë ra në makinën e saj.
Rreth 360,000 shtëpi dhe biznese në Republikën Irlandeze dhe 1,300 në Irlandën e Veriut kanë mbetur pa energji elektrike.

Temat
BotëLajme

Të afërta