Haradinaj: Kurrë më nuk do të ndalen pagat e veteranëve

Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se kurrë më nuk do të ndalen pagat e veteranëve të luftës së UÇK-së, ndërsa i është përgjigjur dhe akuzave të LDK-së se po...

Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se kurrë më nuk do të ndalen pagat e veteranëve të luftës së UÇK-së, ndërsa i është përgjigjur dhe akuzave të LDK-së se po e rrezikojnë shëndetësinë.

“Kurrë më nuk do t’iu ndalen paret veteranëve. Nuk është e vërtetë që po e rrezikojmë shëndetësinë që i kemi qitë paret për veteranët. Buxheti i ka vijat buxhetore dhe këto që janë për veteranët kanë me qenë të veteranëve”, ka thënë shefi i Qeverisë.

Këto komente kryeministri i vendit dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë gjatë tubimit elektoral në bastionin e kësaj partie – në Deçan.

Haradinaj ka folur edhe për çështjen e demarkacionit, duke thënë se “Bjeshkët e Deçanit janë natyrë madhështore dhe janë tonat deri në Çakorr.

LDK dje nuk e ka votuar rishikimin e buxhetit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, me arsyetimin se nga fondi i sigurimeve shëndetësore janë hequr miliona euro “për të paguar militantët partiakë që kanë hyrë në lista të veteranëve pa të drejtë”.

Temat
LajmeVend

Të afërta