Zgjedhjet, janë pasqyrë emancipimi politik

shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Zgjedhjet lokale, dosido janë një test preliminar për të kuptuar nëse vërtetë po fillon ndryshimi i madh i logjikshëm dhe i pritur në Kosovë. Aludimi im ka të bëjë me ndërrimin e gjeneratave elitike të cilat do e udhëheqin vendin.

2. Zgjedhjet lokale, anipse janë të një niveli tjetër, në fakt dëshmojnë shumë për kahjen që do ta marr Kosova në dekadën që po hyjmë. Ato janë edhe një sinjal domethënës, kur janë në pyetje procesi i vendimarrjeve politike për të ardhmen e shtetndërtimit.

3. Si qytetari, ne duhet të anojmë (përmes votës së lirë, presionit mediatik, e shoqërisë civile) kah një vendimarrje me të gjerë sociale e politike, në mënyrê që të ndërtojmē institucione kredibile inkluzive, dhe të dëshmojmë kulturë shtendërtimi.

Temat
Opinione

Të afërta