Kush la zarfe të ‘zbrazëta’ në dasmën e Labit?!

Këtë të dielë, moderatori i njohur dhe shumë i dashur për audiencën shqiptare, Labinot Gashi, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë prej vitesh me të dashurën Qëndresa Bajrami.

Numër i konsiderueshëm i të ftuarve në dasmën e tij të madhe, tipike siç kishte planifikuar moderatori, shkruan Kosovarja.

Dasmë e detajuar deri në imtësi, madje madje, aq kreative sa bëri bujë treni i organizuar për të marrë nusen, bashkë me mysafirët të cilët ishin pjesë e dasmës deri në përfundimin e saj.

Familjar, miq, shoqëri e çiftit, këngëtarë të shumtë të estradës, për të mos thënë të gjithë, i ishin bashkuar festës së dasmës së paharruar të Labinot Gashit, me një super atmosferë tipike siç meritonte t’i kremtohej.

Kjo për faktin, se të gjithë e njohin si një mik shumë të afërt e shumë të respektuar për të gjithë, aq sa dha mjaft për secilin prej tyre, prandaj dasma e tij duhej të ishte një shpërblim për të.

Dhuratat, nuk kishin si të mungonin për çiftin, bile tashmë si traditë në dasmat shqiptare, janë bërë zarfet.

Dikush më pak e dikush më shumë, kjo nuk ka fare rëndësi. Por, a mund të ndodhë të qëllojë ndonjë zarf i zbrazët, kjo do të ishte sa qesharake aq edhe e pabesueshme. Shpresojmë, një gjë e tillë të mos ketë ngjarë pikërisht në dasmën e Labit.

Temat
Showbiz

Të afërta