“Është privilegj të vraposh për Messin”

Blerja befasuese e kësaj vere ishte ardhja e Paulinhos te Barcelona, ku nuk u prit edhe aq mirë nga tifozët. Braziliani mund ta bëjë debutimin e tij në Ligën...

Blerja befasuese e kësaj vere ishte ardhja e Paulinhos te Barcelona, ku nuk u prit edhe aq mirë nga tifozët.

Braziliani mund ta bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Olympiacos.

“Të luash me Messin është diçka speciale. Është privilegj të vraposh për të, që ai t’i tregojë kualitetet, ai është i mahnitshëm”.

Paulinho ka befasuar shumë me paraqitjen e tij, por jo edhe vetveten.

“Luaj gjithmonë në pozitën ku kam luajtur. Kam liri edhe këtu edhe në ekipin kombëtar, mund të shënoj gola dhe të bëjë asistime”.

“Është roli im dhe i përshtatet karakteristikave të mia dhe kjo më bën të mundur që të ndihmoj kolegët”

“Ka pasur mistere kur unë arrita, por e kam pasur përkrahjen e atyre që më blen”.

“Ka qenë e vështirë në fillim, por tani me ndihmën e shokëve të ekipit, mund të përmirësohem edhe më shumë”.

“Duhet të tregoj vetën pasi mundësi të tilla vijnë vetëm një herë në jetë”.

“Liga e Kampionëve me jep kënaqësi më shumë se çdo arë tjetër në botë”, ka thënë Paulinho.

Temat
BotëSport

Të afërta