Apple krijon lapsin e ri për vizatim në ekran

Apple planifikon të lëshojë lapsin e ri në treg deri në vitin 2019, duke u mundësuar përdoruesve të iPhone dhe iPad precizitet të plotë në skicim, vizatim ose për të shkruar në ekran.

Lapsi i ri i Apple do të jetë në gjendje të përdoret për grafikë, dizajn, animim dhe kërkim të përditshëm të uebit, mesazheve dhe të tjera. Dizajnerë të shumtë grafikë dhe arkitektë do të jenë veçanërisht të kënaqur me lapsin e ri që do t’u mundësojë atyre të zgjidhin me shpejtësi disa detyra në telefonat e tyre mobilë.

Ashtu si dizajni i mëparshëm i lapsave të Apple, edhe i riu do të rimbushet shpejt me kabllon USB. Për shembull, përmes mbushjes prej 15 sekondash, lapsi do të jetë në gjendje të punojë për 30 minuta.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë majën e lapsit, kur ajo shpenzohet dhe në çdo paketim do të ketë një zëvendësues të ri. Themeluesi i Apple, Stiv Jobs ishte kundër përdorimit të ekraneve me prekje, por me kalimin e kohës, telefonat iPhone janë bërë me ekrane të mëdha të xhamit dhe së shpejti do të kenë edhe një laps.

Konkurrenti më i madh i Apple, Samsung tashmë në ofertën e tij ka një telefon të shkëlqyer me laps.

Temat
Teknologji

Të afërta