Ronaldo përfshihet në transferimin e radhës te Reali, e fton portierin e njohur

David de Gean sezonin e ri mund ta shohim në La Liga, te skuadra e Real Madridit.

Portieri spanjoll i Manchester Unitedit, në verën e ardhshme mund të rikthehet në La Liga, por jo te ish skuadra e tij, Atletico Madrid.

Sipas ‘DailyMirror’, është Cristiano Ronaldo që është përfshirë direkt në çështjen e De Geas, duke i kërkuar atij që t’i bashkohet Real Madridit.

Ronaldos sipas kësaj medie, dëshiron që De Gea t’i bashkohet atij verën e ardhshme në ‘Santiago Bernabeu’.

De Gea sipas medieve në Spanjë, gjithmonë është cilësuar si pasues i denjë i Keylor Navasit./Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta