Lunaçek mbetet jashtë parlamentit

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në dëm të Lunaçek Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Austri kanë sjellë rezultat befasues për Partinë e Gjelbër të udhëhequr nga Ulerike Lunaçek....

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në dëm të Lunaçek Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Austri kanë sjellë rezultat befasues për Partinë e Gjelbër të udhëhequr nga Ulerike Lunaçek. Sipas rezultateve preliminarë, të Gjelbrit fituan 3.9%, që nuk i mjaftojnë për t’u bërë pjesë e parlamentit. Kandidatja për kryeministër Ulerike Lunaçek këtë rezultat e ka quajtur një disfatë të madhe.

Ndërkaq sot ajo përmes një postimi në Facebook, ka falëndëruar të gjithë ata që e kanë votuar “Energjia e juaj më dhënë shumë fuqi”, tha ndër tjerash Lunaçek. Në vitin 2013 partia e saj kishte arritur rezultatin më të mirë në historinë e vet, ndërsa vetëm katër vite më vonë, në zgjedhjet e 2017-tës, të gjelbrit nuk janë në parlament. Që nga viti 1986, kjo është hera e parë që kjo parti mbetet jashtë parlamentit. Në këto zgjedhje parlamentare fitoi Partia ÖVP e Sebastian Kurz.

Temat
BotëLajme

Të afërta