Ana e errët e Muhammad Ali, gruaja e tij e dytë bën zbulimin shokues

Rrëfimi i gruas së dytë të Muhammad Ali.

Muhammad Ali ishte një njeri i varur nga seksi sipas gruas së tij të dytë. Khalilah Ali thotë se pasi ajo dhe ish-kampioni i boksit u martuan në vitin 1967, i duhej të gjente dhoma hoteli që bashkëshorti i saj të mund të kishte një vendtakim me të dashurat e tij.

Khalilah ishte gruaja e dytë e legjendës së boksit dhe kanë katër fëmijë së bashku, transmeton oranews.

“Ali mund të ketë qenë i admiruar nga publiku për aftësinë e tij në ring, por kishte një anë të errët dhe të keqe të tij,”-shkruhet në librin e ri të autorit amerikan Jonathan Eig duke cituar Khalilah.

Jonathan ka shkruar bibliografinë e legjendës së boksit “Ali: A Life, that the heavyweight champion had countless affairs and one-night stands”.

Muhammad Ali është martuar 4 herë dhe ka 9 fëmijë. Ai vdiq në 3 qershor të vitit 2016.

Temat
BotëSport

Të afërta