Pacientja ankohet se ka pritur mbi një orë për tu kontrolluar, filmohet mjeku duke i bërtitur dhe sharë gruan (Video)

Një kirurg në Florida të Shteteve të Bashkuara, është filmuar me telefon mobil duke bërtitur dhe sharë një paciente e cila po priste në korridorin e spitalit.

Pacientja Jessica Stipe ishte lodhur nga pritja e gjatë në Gainesville, pasi që ishte shumë e sëmurë dhe vazhdimisht villte në “shportën e mbeturinave”, transmeton Telegrafi.

Ajo është konfrontuar me mjekun Peter Gallogly, të cilit i thotë se kishte caktuar termin në orën 6:30 dhe se tani ka kaluar ora 7:45, derisa gjithë këtë situatë të pakëndshme e kishte filmuar me telefon e bija e saj.

Lidhur me këtë incident Gallogly është prononcuar për media, duke thënë se videoja ishte edituar dhe fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti.

Në video ai shihet duke iu drejtuar me zë të lartë Stipes: “Dëshiron të kontrollohesh apo jo?”. Derisa ajo i përgjigjet se dëshiron të shkoj në shtëpi dhe të shtrihet.

Ai më pas i kundërpërgjigjet: “Në rregull pra, dilni jashtë, merrni paratë e juaja dhe dilni jashtë”.

Por, kur bija e saj i drejtohet mjekut duke i thënë se po e filmon dhe e pyet se si e ka emrin, ai reagon ashpër duke ia marrë me forcë telefonin.

Lidhur me rastin janë prononcuar edhe policia, të cilët kanë bërë të ditur se janë duke hetuar rastin pa publikimit të videos.

Temat
Fun

Të afërta