Këto skena të nxehta mes Turit e Aurela Gaçes a e bën xheloze Orindën?

Ishte e ftuar në dasmë, e për më tepër e përzgjedhura speciale për të disponuar me muzikën e enërgjinë e saj, mysafirët e shumtë që ishin mbledhur atë natë, për të ndarë gëzimin e kurorëzimit të dashurisë së tyre, shkruan Kosovarja.

Orinda Huta e Turjan Hyska, pak kohë më parë u lidhën me martesë, për të bërë një rrugëtim të gjatë bashkë, e natyrisht martesa si dita më e veçantë në jetë duhet të shënohet si e paharruar.

Aurela Gaçe ishte këngëtarja në fjalë, që të gjithë e njohin si tejet energjike e shpërthyese në skenë, falë vokalit të jashtëzakonshëm që posedon.

Tani në këndvështrimin prej kolegësh, Turi e Aurela nuk ka dyshim se ndajnë një afrimitet prej miqsh aq sa nuk ndihen në siklet të realizojnë edhe momente paksa provokuese gjatë performancave të përbashkëta.

Të tilla janë edhe këto që po ju sjellim në vazhdim, me ç’rast në pozitë shumë afër njëri-tjetrit ndonëse paksa të nxehta, prap se prap kjo gjë nuk e bëri xheloze Orindën duke njohur qartë raportin e tyre.
Bile, komenti i Orindën ishte aq pozitiv dhe i veçantë, sa të bën të kuptosh për relacionin e jashtëzakonshëm mes treshes.

Temat
Përgjithshme

Të afërta