Ja për çfarë shërben lëngu i turshive

Torshi is common in Afghan, Iranian, Kurdish, Pakistani, Mesopotamian, Turkish, Middle Eastern, Albanian, Armenian, Greek, Bulgarian, Macedonian, Serbian, and Bosnian cuisine. Iran boasts a great variation of hundreds of different types of torshi according to regional customs and different events. In some families, no meal is considered complete without a bowl of torshi on the table. In Bulgarian cuisine the most popular types are tsarska turshiya 'king's pickle' and selska turshiya 'country pickle'. Toursi is a traditional appetizer (meze) to go with rakı, ouzo, tsipouro, and rakia. In some recipes the torshi water (turşu suyu) is also drinkable and very popular in Turkey Making Torshi at home is still a widespread tradition during the autumn months, even in the big cities. Turşu is often served in restaurants or it can be bought prepared from large supermarkets. {source: Wikipedia]

Lëngu i turshive është shumë i mirë për shëndetin e sidomos për personat me aktivitet të lartë fizik dhe ata që kanë vendosur të bien në peshë me stërvitje. Deri para pak kohësh, ekspertët supozonin se lëngu i turshisë ndihmonte tek ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Dhe rezultoi që ata kishin të drejtë. Më poshtë gjeni disa nga vlerat shëndetësore të lëngut të turshive.

1. Qetëson muskujt

Një studim i publikuar në Revistën Medicine Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton pak më shumë se gjysma e një filxhani me lëng turshie.

2. Ndihmon me dehidratimin

Shumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për tu hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nesë jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por nëse stërviteni për orë të tëra ose në temperatura të ngrohta nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme.

3. Është lëng pa yndyrë që të vjen në ndihmë

Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare.

4. Përmban plot antioksidantë

Lëngu i turshive ka sasi të larta vitamine C dhe E që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose që njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë nj ide e mirë. Gjithashtu vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.

5. Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak

Një studim i publikuar në revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

Temat
Shëndet

Të afërta