E dhimbshme: E vret veten një ditë pasi e dashura i vdiq në një aksident

Orteku i borës ia mori jetën një gruaje nga Montana gjatë kësaj fundjave, ndërsa familja e të dashurit të saj njoftoi se ai i kishte mbijetuar ortekut të borës, por jo edhe humbjes së partneres dhe për këtë shkak ai ia mori jetën vetes.

Zyra e Sherifit në kontin Gallatin njoftoi se Inge Perkins, 23-vjeçare, vdiq të shtunën në një ortek bore në Imp Peak në jug të Madison Range. Ndërsa, zyrtarët thonë se i dashuri i saj, Hayden Kennedy, 27-vjeçar, u gjet i vdekur të dielën në një banesë në Bozeman, transmeton Express.

Të dy ishin alpinistë me arritje të mëdha, shkruan New York Post.

Prindërit e tij, Michael dhe Julie Kennedy, kanë thënë: “Me pikëllim të madh e respektojmë vendimin e tij”.

Temat
Përgjithshme

Të afërta