“Ditari”, filmi i parë horror kosovar – detajet dhe traileri (Video)

Tashmë ka filluar të finalizohet filmi i parë horror kosovar, “Ditari”. Filmi i parë horror i prodhuar në vendin tonë vjen nga regjisroi Liridon Beqiri. Në film flitet për...

Tashmë ka filluar të finalizohet filmi i parë horror kosovar, “Ditari”.

Filmi i parë horror i prodhuar në vendin tonë vjen nga regjisroi Liridon Beqiri.

Në film flitet për një vëlla e motër të cilët e gjejnë veten në një shtëpi të braktisur, pa e ditur djallzinë e fshehur në ato katër mure, e gjithçka filloi nga një rrugë e gabuar.

“Shrpesojmë se ky film do ta ndryshojë kinematografinë e Kosovës dhe do të jetë bazë për filmat e ardhshëm horror në Kosovë. Ky film është duke u xhiruar në qytetin e Pejës, ndërsa premiera e parë do të mbahet në Pejë, pastaj në të gjitha kinematë e Kosovës jemi duke e bërë një befasi për adhuruesit e filmave horror”.


“Ky film do të ketë rregullat e shikueshmërisë +18 do të jetë i tëri në gjuhën shqipe”, potencoi regjisori i filmit, Beqiri, për Telegrafin.

Aktorja e cila luan rolin e shpirtit të djallëzuar ësht Sumeja Husaj (8 vjeçare) si dhe aktorët kryesorë janë Artan Kahrimani dhe Arita Salihu (në rolet e motrës dhe vëllait).

Filmi nuk ka përfunduar akoma së xhiruari, pasi producentët e këtij filmi, i pari horror në vend – po kërkojnë përkrahje nga sponsorët.

Xhirimet pritet të përfundojnë në mars të vitit 2018 dhe premiera do të mbahet në prill ose maj të vitit 2018.

Temat
Art

Të afërta