E RËNDË/ Shpërthimi “online” çon drejt vetëvrasjes djalin që masakroi qenin në Kuçovë

Ka folur për herë të parë nëna e 14-vjeçarit nga Kuçova që masakroi duke lënë të vdekur qenin e shtëpisë. Ngjarja përfundoi në polici pasi video e momentit të rëndë u publikua në rrjetet sociale, pasi djalin e filmuan me celular shokët e tij.

Qamilja, tha për emisionin “Pasdite në Top Channel” se djali e vrau qenin pasi i kishte ngrënë pulat, por kishte tentuar të sulmonte edhe vetë atë. Qamilja jeton në kushte të vështira ekonomike vetëm me djalin e saj, pasi është e divorcuar. Ajo ka zbuluar se pasi video u publikua në rrjetet sociale, djali i saj ka tentuar vetëvrasjen, duke dashur të hidhet nga dritarja e klasës në shkollën ku ai mëson. Kanë qenë shokët dhe mësuesi që e kanë ndalur të kryejë këtë veprim të rëndë.

Qamilja thotë se djali i saj është penduar për ngjarjen, dhe se nuk do ta përsërisë më.

Arsyeja pse e bëri këtë veprim ishte për shkak se familja jeton në kushte të mjerueshme dhe një pulë më pak për ta, do të thotë shumë. Djali i ishte shprehur nënës: “E kapa me pulë në gojë ndaj e vrave”. “Desh ju futëm në gjynah tjetër njeriu”, shtoi Qamilja.

Nga sa shprehet nëna, ata kishin nisur të kishin probleme pasi dyshonin se pulat ja merrte ndonjë prej bashkëfshatarëve. Video ku djali masakronte me sëpatë qenin solli reagim të madh ku tashmë është ndërmarrë një peticion p[ër të miratuar një ligj që dënon me gjobë deri në burg, personat që dhunojnë kafshët. /Gazeta Expres

Temat
LajmeRajon

Të afërta