United ka ftuar në prova talentin shqiptar, Rines Arifin

Rines Arifi do të provojë veten në klubin e Manchester United.

Kështu së paku ka pohuar babai i talentit, Hajrizi, i cili ka folur për portalin 24malmo.

“E gjitha ka ndodhur përmes agjentit, Franck Betullat, i cili dëshironte ta provonte atë në një stërvitje të veçantë. Ai u nda shumë i kënaqur dhe më pas kontaktoi me Manchester Unitedin”, konfirmoi ai.

Futbollisti 14-vjeçar do të tregojë talentin e vetë për një javë, përkatësisht 23-29 tetor do të qëndrojë në Manchester.


Ekipi i të rinjve të Husies IF
Arifi luan me ekipin e të rinjve të Husies IF, por gjithashtu stërvitet edhe me grupmosha më të mëdha.

“United do ta provojë atë në disa mënyra të ndryshme siç kam kuptuar. Nëse e pëlqejnë, Rinesi do të bëhet pjesë e akademisë së Unitedit”, tha Hajriz Arifi.

Edhe Rinesi ka folur rreth kësaj aventurë, të cilën e kishte ëndërruar gjatë gjithë kohës.

“Ndihem mirë, kam ëndërruar rreth kësaj që nga koha kur isha i vogël”, tha ai duke pohuar se preferon edhe Real Madridin.

Ndryshe, Arifi është futbollisti i dytë nga Husie IF, i cili është në gjendje të stërvitej me një gjigant të Evropës për një periudhë të shkurtër kohore. Disa muaj më parë, Elias Olsson u stërvit me Feyenoordin.

Temat
SportVend

Të afërta