Lani flokët me ujë orizi, do të rriten me shpejtësi të hatashme

Stilisti i flokëve u ka thënë ndoshta në shumë raste që ju nuk mund ta nxisni rritjen e flokëve derisa edhe shumë ekspertë e konfirmojnë këtë pretendim.

Megjithatë, shkrimi i mëposhtëm i hedh poshtë këto pretendime.

Ne do të ndajmë me ju një maskë të lashtë, që përdoret për shekuj me radhë e që do të bëjë që flokët tuaj të rriten me shpejtësi marramendëse.

Jo vetëm që flokët tuaj do të rriten, por gjithashtu nuk do të thinjen, do të jenë më të shëndetshme dhe me shkëlqim si kurrë më parë, transmeton Klan Kosova.

Gratë në fshatin Huangluo që ndryshe njihet si “fshati i grave me flokë shumë të gjatë” kanë larë flokët e tyre me këtë ujë për qindra vjet.

Gratë që jetojnë atje kanë flokë deri në 1.4 metra të gjata dhe kanë marrë një çmim të rekordit Guinness për “flokët më të gjata të botës”. Uji ka shumë antioksidantë, të cilat forcojnë flokët dhe nxisin rritjen e flokëve.

Gratë në këtë fshat i prejnë flokët një herë kur mbushin 18 vjeç dhe që atëherë i lajnë ato me ujë të orizit.

Rezultatet janë krejtësisht të pabesueshme!

Receta:
Lajeni një filxhan oriz me ujë për të larguar papastërtitë.

Vendoseni orizin me pas në një tas dhe mbusheni tasin me ujë. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta kështu duke e përzier herë pas here.

Vendoseni më pas ujin në një enë plastike.

Lëreni të qëndrojë në temperaturën e dhomës për një ditë, derisa të bëhet paksa acidik dhe fillon të fermentohet.

Vendoseni më pas në një tigan, vlojeni dhe lëreni të ftohtë.

Shtoni disa pika vaj esencial, si vaj livando ose rozmarinës.

Përdoreni këtë ujë si një shampo dhe butësisht maszhoni kokën tuaj. Shpëlani më pas flokët mirë.

Temat
Shëndet

Të afërta