Horror: Rojtari e dogji çerdhen, vdiqën 4 fëmijë

Katër vogëlushë vdiqën sot, ndërsa disa janë lënduar në çerdhen e fëmijëve në qytetin Zhanaubi, në lindje të Brazilit, pasi që rojtari i çerdhes hodhi në ndërtesë alkool dhe e dogji

Portali i lajmeve braziliane G1 lajmëron, duke u thirrur në burimet e policisë, se në zjarr ka vdekur edhe një kujdestare.

Mediet lokale e kanë identifikuar rojtarin si mashkullin 50 vjeç i cili e siguronte çerdhen e fëmijëve prej vitit 2008, ndërsa motivi i krimit tash për tash nuk dihet.

Shumica e fëmijëve të vdekur dhe të lënduar janë të moshës prej një deri katër vjeç, ka thënë zjarrfikësi anonim në Zahnauba, duke pretenduar se edhe rojtari është lënduar dhe është në gjendje të rënd, shkruan AP, transmeton gazetametro.net.

Instituti pedagogjik në Zhanauba, në shtetin Minas Zherais, kujdeset për rreth 70 fëmijë, pretendojnë mediet lokale.

Temat
BotëLajme

Të afërta