Gëzim Kelmendi e ka një problem me Facebookun për shkak të postimit të djeshëm

Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka treguar se Facebook i ka fshirë statusin ën të cilin ai u shpreh kundër paradës së krenarisë për komunitetin LGBTI që do të mbahet më 10 tetor në Prishtinë. Ai thotë se ‘po dëshirojnë që me zor t’i bëjnë që t’i duan homoseksualet’.

“Paramendoje, Facebook-u ma fshinë postimin që kam bërë për paradën e homoseksualëve. Po dëshirojnë me “zorr” me na shti me i dashtë homoseksualët”, ka shkruar Kelmendi në një postim tjetër në profilin e tij në Facebook.

“Jo more, kur të doni dhe kur të dëshironi, debatojmë me gjuhën e argumenteve, por jo me gjuhën e imponimeve”, ka shkruar tutje kryetari Fjalës.

Ndërsa në mesazhin që Kelmendi ka publikuar në Facebook thuhet se i është fshirë postimi pasi kanë reaguar shumë njerëz, dhe ky rrjet social, si rregull ka që të largojë çdo postim që sulmon njerëzit në bazë të etnisë, religjionit ose orientimit seksual.

Gëzim Kelmendi dje kishte dalë kundër paradës së krenarisë nga komuniteti LGBTI, pasi, sipas tij, nuk janë komunitet për t’u krenuar dhe ‘homoseksualët’, siç thotë Kelemendi, janë bartësit kryesorë të sëmundjeve vdekjeprurëse si SIDA.

Temat
Opinione

Të afërta