Zyrtare: FIFA dënon Shqipërinë

FIFA e ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit

Komisioni i Disiplinës në FIFA e ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit për sjelljet e pahijshme të tifozëve Kuq e Zi në ndeshjen ndaj Maqedonisë, e cila është zhvilluar muajin e kaluar në kuadër të Botërori ‘Rusia 2016’

“Me 30 mijë franga zvicerane do të gjobitet Shqipëria për sjellje të pahijshme të tifozërisë së saj, për ndezjen e flakadanëve dhe koreve politike në ndeshjen me Maqedoninë dhe futjen e tyre me vonesë si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën”, shkruhet në njoftimin e FIFA-së.

Por, FIFA nuk e ka gjobitur Federatën e Futbollit të Maqedonisë për koret raciste të tifozëve maqedonas raciste ndaj shqiptarëve gjatë kësaj përballje.

Temat
RajonSport

Të afërta