“Këtu, një dreq i madh o hi”!?

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Kërkesa opozitare (mocioni i propozuar nga LDK-ja), për SHKARKIM dhe ajo tjetra qytetare për HETIME ndaj ministrit të Bujqësisë NENAD RIKALLO, sot, në Kuvend, disi më bëri të dyshoj se nuk ishin të sinqert parlamentarët opozitar😕!?

2. Nga 67 (shumë indikative; Parlamenti ka 120 ) deputet prezent, vetëm 27 ishin PRO shkarkimit!? Ndërkaq, 40 tjerë KUNDËR, e vetëm njëri abstenoj?! Shkakun duhet kërkuar, ose tek ndonjë djallëzi dhe kalkulim i frikshëm në jashtësinë e Parlamentit…! Ose në presionin taktik të opozitës, për një paralajmërim (mozallah!) të kobshëm!

3. Unë them që, shteti i proklamuar ligjor, duhet të vlejë NJEJT për të gjithë! Pa marr parasysh: etninë, gjininë, apo përkatësinë ideologjike, partiake, a fetare…! Tash, a është bë një përjashtim (ligjor padyshim, ama po duket edhe politik!?) në këtë rast, vlerësone edhe Ju!

Temat
Opinione

Të afërta