Pse ka pak kandidate, për kryetare komunash? (Më pyeti një gazetare)

shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Fajsinë për moskyçje masive të femrave në zgjedhjet lokale, kujtoj që nuk duhet kërkuar vetëm tek perceptimi dhe subkultura tradicionale, e gjëja “superioritetit” tradicional mashkullor, por, edhe tek stereotipet “meskine” femrore, për vetën e tyre, që ato e ushtruan dhe kultivuan historikisht në familjet, përkatësisht shoqëritë shqiptare!

2. Në fakt, mendoj unë; Femrat shqiptare pak me; inferioritetin e trashëguar dhe të ndikuar nga ambivalenca e rrethit në familje, pak me indeferencën sociale, pak me ndrydhje të ambicieve personale, e pak edhe me paragjykimet e veta ndaj përvojës statusore në shoqëri, disi kanë bërë që të mos injektohen edhe aq shumë në agjendat zgjedhore lokale😀!

3. Mund ta kem edhe gabim! Ftoj të gjitë Juve MIQ e MIKESHA, t’i hulumtojmë si shkaqet ashtu edhe pasojat…!

Temat
Opinione

Të afërta