Sulmohet Policia në veri të Mitrovicës, vetura zyrtare goditet disa herë nga plumbat

Policia e Kosovës, e ka konsideruar si tentim vrasje të rëndë, sulmin që i është bërë zyrtarëve policorë, në veri të Mitrovicës.

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë është ekzaminuar vetura policore, në të cilën është vërtetuar se është goditur disa herë me predhat e plumbave.

“Fshati Banjë, Zubin Potok 24.09.2017-21:44. Në lidhje me rastin me 25.09.2017 raportohet se njësitet relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit është vërtetuar se vetura zyrtare është goditur disa herë nga predhat e plumbave, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz. Është njoftuar prokurori përkatës dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta