Një foto sa një mijë fjalë?! (Video)

Për princin Harry, mund të ketë qenë thjesht një mënyre e rehatshme për të kapur xhaketën, por rrjetet sociale po shpërthejnë nga teoritë e komplotit që rrethojnë fotografinë e 33-vjeçarit me Melania Trump.

Përdorues të Twitterit thonë se gishtat e Harry-t, tregojnë shenjen e brirëve të djallit; të tjerë këmbëngulin se bëhet fjalë për një mesazh të fshehtë që pjesëtari i familjes mbretërore britanike është përpjekur të përcjellë.

Dikush tregohet sarkastik e pyet: “a mos vallë princi po kërkon heshturazi ta shpëtojnë?” nuk mungon as varianti i një simboli të Iluminatit. Spekulimet janë nga më të ndryshmet, një pjesë edhe qesharake, por duket se djali i vogël i Djanës i ka ca histori me gjestikulacionin, sidomos atë të duarve.

Një veprim të ngjashëm, ai e bëri dhe në 2010-tën kur po fliste përpara rekrutëve të Royal Air Force. Gishti i famshëm jashtë këmishës u shfaq edhe gjatë muajit korrik në kohen kur në Central Park të Londrës po zhvilloheshin lojërat ‘Fit and Fed’.

Temat
Përgjithshme

Të afërta