Fëmijët iu dogjën të gjallë në banesë, kjo është gjendja e nënës 30-vjeçare nga Durrësi

6 ditë më parë, qyteti i Durrësit u trondit nga vdekja e trinjakëve, të cilët u dogjën në banesën e tyre.

Nëna e tyre, 30-vjeçarja Migena Koçi, i kishte lënë fëmijët në shtëpi teksa kishte shkuar për një vizitë tek të afërmit e saj.

Pas kësaj ngjarje, e ëma e fëmijëve ka pësuar në një shok të vërtetë, ku ndodhet e shtruar në spital. Ka qenë vëllai i saj, i cili ka thënë për JOQ-në, se motra e tij është në gjendje të rëndë pasi ka disa ditë që nuk ushqehet dhe merr vetëm serum.

“Këtu është nëna e trinjakëve që vdiqën, jemi në urgjencën e Durrësit dhe e kemi mbuluar me xhupat e të afërmve dhe çarçafin e dyshekut e mora te shpia e saj, se asnjë nga këto k*rvat këtu s’kishte informacion ku ishin batanijet.

Ndryshe nga sa është thënë, motra ime nuk ndodhet në komisariat se nuk është vrasëse. Migena nuk po ha bukë dhe vetëm me serume rron.”, -shkruan ai. /GazetaExpress/

Temat
LajmeRajon

Të afërta