5 gjërat që çdo femër duhet t’i dijë kur shkon te gjinekologu

Të shkosh tek gjinekologu është një nga gjërat që femrat i druhen më shumë, veçanërisht për shkak se ato e konsiderojnë si një kontakt të vështirë këtë vizitë apo konsultë.
Por ne po ju sjellim këtu 5 gjërat që duhet të dini para se të shkoni te një mjek apo mjeke gjinekologe për të bërë kontrollet tuaja.

Mos harroni, kontakti me gjinekologun është diçka që herët a vonë do të ndodhë patjetër tek çdo femër që dëshiron të kujdeset për shëndetin e saj në pjesët intime.

Edhe pse për mjekët kjo është një rutinë, pacientët gjithmonë ndjehen pak ‘në siklet’ kur ato e gjejnë veten përballë dikujt që “inspekton” dhe këqyr organet e tyre gjenitale.

Kujdes: Gjatë një ekzaminimi është e rëndësishme që ju t’i tregoni mjekut gjithçka, pa asnjë lloj siklet.

1.Mjeku nuk gjykon – Një mjek është një profesionist dhe është normale të kontrollojë pjesët intime të pacientes. Nuk merret me pasaktësinë e depilimit apo të japë mendimin mbi pjesët tuaja intime.

2.Mos kini frikë të bëni pyetje të turpshme – Kur ju shkoni te gjinekologu duhet të hiqni çdo dyshim dhe është e rëndësishme që mjekut t’i drejtoni çdo pyetje që ju shqetëson, madje edhe kur ato ju duken shumë të turpshme. S’ka dyshim se gjatë studimeve universitare, praktikës dhe eksperiencës në spitale, ai ka parë çdo gjë.

3.Bisedoni për jetën tuaj seksuale – Gjinekologët duhet të dinë jetën seksuale të pacientes për të vlerësuar më mirë gjendjen e shëndetit të saj. Ju duhet t’i thoni pa problem nëse keni një partner të vetëm në jetën tuaj, apo ata qarkullojnë ndonjëherë ose shpeshherë. Detajet janë të rëndësishme për të kuptuar se çfarë testesh duhet të bëni.

4.Nëse seksi është i dhimbshëm, ju duhet të flisni për këtë – Kur ju ndjeni dhimbje dhe parehati gjatë aktit seksual, është e rëndësishme që të bisedoni me gjinekologun për të identifikuar më mirë problemin.

5.Nuk ka nevojë për të përdorur produkte për të pastruar pjesët intime – Pastrimi i tyre nuk ka nevojë për produkte të parfumuara dhe deodorantë. Vetëm higjiena normale e trajtimit është në rregull.

Temat
Shëndet

Të afërta