Si të hani sushi në mënyrën e duhur, sipas një shefi japonez

Preferenca e kuzhinave të huaja po bëhet gjithnjë e më shumë e lakmueshme nga shqiptarët.

Por për hir të së vërtetës, konsumimi i gatimeve jotradicionale ka rregullat e tij. Sushi për shembull ka veçori të hahet me shkopinjtë kinezë, por jo vetëm kaq … rregullat e tjera të ngrënies së tij ju ftojmë t’i zbuloni më poshtëSushi është ushqimi më i njohur e kuzhinës japoneze, aq shumë e famshme sa edhe picatnë Itali.

Versioni më i zakonshëm i kësaj pjate është ai në formë “varke” me oriz të mbuluar me peshk krudo (jo gjithmonë), që me siguri keni pasur rastin ta shijoni nëpër restorantet e huaja që ndodhen në vendin tonë e më së shumti në Tiranë. Por a e dini në të vërtetë se si hahet sushi?

Nuk është e vështirë. Mjafton të ndiqni indikacionet e mëposhtme, të cilat më parë janë publikuar nga “The World’s Best Ever”:Merreni sushin me shkopinj dhe me gishta.

Mundet ta hani edhe kështu, pasi lejohet.

Zhyteni në mënyrë delikate sushin në salcën e sojës, nga ana e peshkut, duke shmangur njomjen e orizit.Kur ta çoni sushin në gojë, sigurohuni që gjuha të prekë anën e mbështjellë nga peshku, të cilën e lyet me sushi.

Merreni sushin nga pjata duke rrotulluar shkopinjtë, në mënyrë që të mos përdorni majat e tyre (që rrjedhimisht do të futen në gojë).Për të thënë se keni mbaruar, vendosini shkopinjtë paralel në tasin me sojë.

Gjashtë gjërat që nuk duhet të bëniMos i fërkoni shkopinjtë me njëri-tjetrin për të pastruar mbetjet e orizit dhe të peshkut.

Mos hani vetëm gjysmën e një sushi, pra ju duhet ta konsumoni atë me një kafshatë të vetme.Mos i vendosni gjethet e xhenxhefilit mbi peshk si një lloj dekori (xhenxhefili hahet nga një kafshatë sushi në tjetrën, për ta përgatitur qiellzën e gojës për një shije të re).

Mos e zhytni të gjithë pjesën e një sushi te soja, si të fusnit një biskotë në kafe apo çaj.

Mos e fusni wasabi-n (lloj salce e verdhë e traditës japoneze) te soja.

Wasabi duhet të futet direkt te sushi.

Mos ia jepni paratë në dorë shefit, sepse ai nuk mund t’i prekë ato (ky është një rregull i vlefshëm për sushi-bar, ku ai që shërben aty është një sushi shef).

Temat
Fun

Të afërta