Rreziku nga vullkani, evakuohen 50 mijë vetë në Bali

Rreth 50 mijë banorë në Bali janë evakuuar për shkak të frikës se mali Agung mund të shpërthejë krejt papritur. Ndërsa autoritetet indoneziane janë të fokusuara tek evakuimi i...

Rreth 50 mijë banorë në Bali janë evakuuar për shkak të frikës se mali Agung mund të shpërthejë krejt papritur.

Ndërsa autoritetet indoneziane janë të fokusuara tek evakuimi i personave që jetojnë në zonën e rrezikut, lajmi ka bërë që shumë vende të lëshojnë paralajmërime për udhëtarët.

Australia, Zelanda e Re, Singapori, SHBA dhe Britania e Madhe kanë këshilluar shtetasit e tyre të evitojnë udhëtimin në Bali, për shkak të aktivitetit të shtuar vullkanik në malin Agung, që mund të pengojë edhe fluturimet në një prej destinacioneve më popullore turistike të botës.

Autoritetet indoneziane kanë përcaktuar një zonë evakuimi me rreze 12 km përreth kraterit dhe i kanë kërkuar publikut të ruajë qetësinë. Indonezia, që ndodhet mbi të ashtuquajturën “unazë zjarri” të Paqësorit, ka rreth 130 vullkane aktive, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Shumë indonezianë jetojnë afër vullkaneve, sepse përrenjtë e llavës mund ta bëjnë tokën përreth shumë pjellore.

Temat
BotëLajme

Të afërta