Nisin hetimet ndaj furrtarëve të Pejës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me marrjen e informacioneve nga burimet e ndryshme operacionale dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Pejes menjëherë ka filluar me hetime kundër furrëtarëve të cilët afarojnë në Komunën e Pejës, me dyshim për ngritjen e çmimit të bukës nga 30 cent në 40 cent.

Dyshimet fillestare janë se furrëtarët kanë ngritur cmimet në bashkërendim duke u mbledhur në një nga lokalet e Pejës, e i cili veprim është i ndaluar dhe i ndëshkuar nga Ligji për mbrojtjen e konkurrencës.

Marreveshjet e shkruara apo të bashkërenduara (gojore) ndërmjet afaristëve të cilat kanë për qellim të ngritjes dhe fiksimit të çmimeve konsiderohet si Kartel, e të cilat janë të ndaluara dhe të ndëshkuara nga Ligji në fuqi.

Autoriteti i Konkurrencës do t’i vlerësoj dëshmitë dhe faktet e mbledhura nga inspektorët Hetuese nga tereni për të vendosur më tutje për procedurat ligjore kundër pjesëmarrësve në kartel.

Masat ndëshkuese për nxenjën e Kartelëve janë 10% të carkullimit vjetor të operatorit pjesëmarrës.

Temat
LajmeVend

Të afërta