Mourinho shpëton pa u dënuar

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk do të dënohet më shumë pas përjashtimit të tij në ndeshjen ndaj Southampton të shtunën.

Ai ishte përjashtuar nga referi Craig Pawson kur u fut në fushë gjatë kohës shtesë në fitoren prej 0:1 të Djajve të Kuq në Saint Mary’s.

Pasi pranoi raportin e referit, federata angleze vendosi të mos marrë masa shtesë pasi që nuk menduan se kishte pasur nevojë, shkruan BBC.

Mourinho pranoi një ndalesë prej një loje në dy incidente të ndara nga FA veç sezonin e kaluar.

Temat
BotëSport

Të afërta