Makina e cila “çmendi” Gjermaninë

Një makinë me folie me gjak të vendosur në të “çmendi” Gjermaninë Makina u shfaq në rrugët e Berlinit dhe kishte një folie me njolla gjaku të cilat binin shumë në sy mbi ngjyrën e bardhë të veturës. Shoferët tjerë në komunikacion kur kanë parë këtë veturë kishin lajmëruar Policinë.

Policia ndaloi makinën ndërsa mendoi se bëhej fjalë për ndonjë krim, por rezultoi se ishte vetëm një ngjitëse që pronari i makinës i kishte vendosur makinës për ta bërë atë më të bukur sipas tij.

Shoferi i makinës pasi disa kohësh u lirua nga policia pasi që nuk kishte bërë ndonjë vepër penale.

Temat
BotëLajme

Të afërta