Lëng qepësh për rritjen e flokëve: A funksionon?

Qepët, që normalisht shihen esenca e kuzhinës, mund të ketë edhe përdorim më të gjerë, siç është ai për trajtimin e flokëve.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për disa, por lëngu i qepëve është gjithashtu një ilaç në shtëpi për trajtimin e problemit të humbjes së flokëve.

Humbja e flokëve është shumë e zakonshme tek shumë persona. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, rreth 80 milionë burra dhe gra në Shtetet e Bashkuara kanë një shkallë të humbjes së flokëve.

Qepët përmbajnë minerale të caktuara, të cilat mund të jenë të mira për flokët. Ka metoda të ndryshme të përdorimit të lëngut të kepës për trajtimin e rënies së flokëve.

Më e zakonshmja është hedhja e lëngut të qepës në shamponin e zakonshëm që e përdorni. Një tjetër metodë është lyerja e flokëve me lëng qepës duke I lënë në qëndrojnë ashtu për rreth gjysmë ore për ti pastruar më pas me shapo dhe ujë.

Temat
Shëndet

Të afërta