Dikush po tenton me dhunë t’i fusë femrat në makinë në Prishtinë

Mbrëmë është arrestuar një burrë, pasi siç raporton policia, ai ka tentuar që me dhunë ta fusë në veturën e tij një grua. I dyshuari është arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë.

E para pak ditësh ngjarje e tillë ndodhi edhe në Prishtinë.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se dje Policia ka arrestuar një të dyshuar, mashkull në Prishtinë, pasi e kishte futur në veturë viktimën (femër e mitur) pa dëshirën e saj dhe e ka keqpërdorur seksualisht.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i policies për rastin e Prishtinës:

Prishtinë 19.09.2017-02:03. Ankuesja femër K/Shqiptare (e mitur) ka njoftuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte futur në veturë viktimën pa dëshirën e saj dhe e ka keqpërdorur seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje

Temat
LajmeVend

Të afërta