De Biasi prezantohet te Alaves: U largova nga Shqipëria, ndjej dashuri ndaj të gjithë shqiptarëve

Trajneri italian, Gianni De Biasi është prezantuar tek skuadra e re, Deportivo Alaves.

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka folur edhe për largimin nga kuqezinjtë.

Fillimisht De Biasi foli për objektivat e klubit, ku synon ta shpëtojë nga rënia Alavesin.“Objektivi ynë nuk është që ta fitojmë kampionatin.

Synimi kryesor është të dalim të katërtit nga fundi dhe kjo do të mjaftonte”, u shpreh De Biasi.

61-vjeçari foli edhe për aventurën e tij tek Shqipëria dhe largimin e papritur nga Kombëtarja shqiptare.Ish-anëtari i Torinos, Levantes e Udineses ka thënë se ndjenë dashuri për gjithë shqiptarët, shkruan Telegrafi.“Kam një marëdhënie të shkëlqyer me të gjithë në Shqipëri.

U largova nga Shqipëria me një ndjenjë dashurie për të gjithë shqiptarët”, deklaroi De Biasi.“Kishim në grup Spanjën dhe Italinë që ishin vetëm pak para nesh(qesh), nuk do të shkonim asesi në kampionatin botëror”.“U largova pasi mendova se trajnerit të ri do t’i duhej kohë për ta përgatitur Kombëtaren për edicionin e ri”, përfundoi De Biasi.De Biasi qëndroi në krye të Shqipërisë për gjashtë vite.

Nga 14 dhjetori deri më 17 qershor, De Biasi drejtoi Shqipërinë në 51 ndeshje, duke marrë 19 fitore, bëri 10 barazime dhe pësoi 22 humbje.

Temat
Sport

Të afërta