Çartet Kryeministri Haradinaj, shkarkon drejtorin dhe bordin

Kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon me shkarkime. Pas komisionit për Demarkacion, shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga vartësi i tij në Ministri të Arsimit që të shkarkojnë bordin e Agjencisë së Akreditimit.

Kërkesa e Haradinajt përmban, shkarkimin e menjëhershëm të Bordit të Agjencisë së Akreditimit i cili funksionon në kuadër të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke përfshirë këtu edhe Ushtruesin e Detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar nga Ministri i Arsimit Shyqri Bytyqi që menjëherë të nisin procedurat për përzgjedhjen e anëtareve të rijnë të kësaj agjencie.

Deri te ky vendim, sipas kërkesës së zyrës së kryeministrit për Ministrin e Arsimit ka ardhur duke parë se procesi i akredimit deri më tash është zhvilluar me parregullsi serioze duke u shndërruar në objekt të shpeshtë të diskutimit publik.

Shkarkimi është konfirmuar për Gazetën Express nga një zyrtar i Qeverisë së Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta