Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka ftuar 18 lojtarë për ndeshjen ndaj Sportingut në Ligën e Kampionëve
Pjesë e kësaj liste janë edhe dy yjet, Gerard Deulofeu dhe Nelson Semedo, të cilët u pushuan në ndeshjen e fundit ndaj Gironas.
Por, në këtë listë nuk është edhe sulmuesi Paco Alcaser, i cili për herë të fundit kishte luajtur me 28 gusht.
Për shkak të lëndimit në ndeshjen ndaj Sportingut mungon mesfushori turk, Arda Turan.
\